Ofertë pune: Kërkohet Menaxher/e Terreni me eksperiencë

Blitz Automatic Car Wash, kompania e autolarjes së makinave në Tiranë dhe më gjërë, në vijim të zgjerimit të aktiviteteve operacionale të brëndshme, kërkon të punësojë Menaxher/e Terreni me eksperiencë. Kandidati/ja ideal do të koordinojë aktivitetet operative në terren në secilën prej pikave tona fizike, komunikimin me stafin dhe zgjedhjen e problematikave për cilësinë e shërbimeve të ofruara.

Është e rëndësishme që kandidatët që aplikojnë të zotërojnë njohuri të mira të gjuhës angleze dhe patentë standarte. Aplikantët të cilët nuk i plotësojnë këto kushte nuk do të merren parasysh gjatë përzgjedhjes.

Përshkrimi i Punës
Menaxheri/ja i/e terrenit do të jetë përgjegjës/e për organizimin, mbikëqyrjen dhe optimizimin e operacioneve ditore në terren, nga pika në pike, duke siguruar që shërbimet të realizohen sipas standardeve të kompanisë. Detyrat kryesore përfshijnë:

-Koordinimin dhe mbikëqyrjen e stafit operativ në terren (në secilën prej pikave fizike).
-Planifikimin e punëve dhe shpërndarjen e detyrave ditore.
-Kontrollin e cilësisë së shërbimeve të kryera.
-Zgjidhjen e problematikave operative në kohë reale.
-Komunikimin me klientë dhe partnerë.
-Monitorimin e performancës së ekipit dhe raportim periodik.
-Menaxhimin e situatave emergjente dhe ndërhyrjeve urgjente.
-Kontrollin e përdorimit korrekt të pajisjeve, solucioneve dhe mjeteve të tjera të punës.
-Sigurimin e respektimit të procedurave të sigurisë dhe standardeve operative.

Kualifikimet dhe Aftësitë
-Minimumi 3–5 vite eksperiencë në rol menaxhimi operacional ose mbikëqyrje terreni.
-Patente drejtimi standarte (Kategoria B).
-Gatishmëri për të drejtuar automjetin dhe për lëvizje të shpeshta në terren.
-Zotërimin e gjuhës angleze (nivel i mirëfilltë).
-Aftësi të forta organizimi, planifikimi dhe komunikimi.
-Menaxhim të ekipit në terren.
-Vendimarrje e shpejtë në situata praktike.
-Aftësi për zgjidhje problemesh operative.
-Raportim dhe ndjekje performance.
-Njohuri bazë teknike (avantazh/jo i detyrueshëm).

Të interesuarit të aplikojnë duke dërguar CV e tyre në numrin e kontaktit +355 69 786 2559.
Postoi:
Blitz Automatic Car Wash +355696694895 Paga: 0 € 20 Shkurt 2026, Tiranë