E humbur: Kerkoj portofol te humbur

Përshëndetje të nderuar, Jam ndjekëse e juaja dhe komentuese prej shumë kohësh, Ju lutem nëse me ndihmoni me këtë Kërkesë timen do ua dija për shumë faleminderit .. Jam munduar ta formuloj siç duhet meqë jam dhe poete dhe ja them pak dhe këtyre shkrimeve . APEL PËR NDIHMË , PORTOFOL I HUMBUR Përshëndetje JOQ Albania, Ju lutemi, nëse mundeni, të na ndihmoni me publikimin e këtij apeli. Dje, më 20 gusht, mikes time të ngushtë i ka humbur portofoli në Tiranë. Brenda tij, përveç një shume lekësh që tashmë s po na interesojnë ato, kishte disa sendeve personale, ndodheshin dokumente shumë të rëndësishme dhe karta identifikimi, të cilat për të kanë një vlerë shumë më të madhe se çdo gjë tjetër, pasi ajo jeton jashtë Shqipërisë dhe ka nevojë të domosdoshme për dokumentet e saj. Nuk dëshirojmë të publikojmë emrat tanë dhe as të japim hollësi të tjera personale. Ajo që kërkojmë është vetëm ndihma për të gjetur dokumentet. Dje kemi lëvizur në këto zona: • Kemi drekuar pranë Pallateve Agimi, në një degë të Juveniljes. • Në kthim jemi ndalur pranë një akulloreje dhe kemi qëndruar pak jashtë. • Më pas, pak më tej drejt qendrës, kemi ndaluar në kafen “Manjola”. • Në fund kemi kaluar te stacioni i autobusit të Unazës, përballë Pallateve Agimi, ku jemi ndarë: unë mora autobusin, ndërsa mikja ime u nis në drejtim të Tajvanit, për të shkuar në shtëpi. Nëse dikush e ka gjetur portofolin ose ka gjetur dokumentet brenda tij, ju lutemi të na kontaktojë nëpërmjet JOQ Albania. 🙏 Ju lutemi, na ndihmoni të gjejmë dokumentet. Për ne ato janë shumë më të rëndësishme se çdo gjë tjetër që ndodhej në portofol. Faleminderit nga zemra kujtdo që mund të na ndihmojë. ❤️
Kontakt:
Flora boja +355699503424 21 Gusht 2026 - 15:43:57