Pershendetje Jeta eshte Qejf!
Po ju shkruajme me shpresen se mund te na ndihmoni te gjejme nje varse qe mamit i ka humbur dhe qe per te ka nje vlere shume te vecante emocionale.
Varësja kishte te shkruar emrin e djalit te saj “BESTJAN” te cilin fatkeqesisht e ka humbur. Per te nuk ishte thjesht nje bizhuteri, por nje kujtim shume i shtrenjte, nje menyre per ta ndjere gjithmone prane vetes.
Humbja e saj e ka prekur shume emocionalisht dhe do te donim me gjithe zemer te kishim mundesine ta gjenim serish.
Do ta vleresonim jashtezakonisht shume nese do te mund te na ndihmonit duke e bere kete histori publike.
Faleminderit nga zemra!
Nr Telefoni: 0685038887