A e dini se? Mund të promovoni njoftimin që të paraqitet para të gjitha njoftimeve tjera si njoftim PREMIUM,
apo zgjedhni njërën nga pakot të promovimit me reklamim të përfshirë në rrjetet sociale të Kape dhe JOQ Albania
.
Promovo

Ofertë pune: Kërkohet Profesionist Teknik Përgjithshëm

Kompania e autolarjes së makinave, Blitz Automatic Car Wash, në vijim të zgjerimit të saj dhe ekipit profesional, tashmë është në kërkim të një individi profesionist në pozicionin: Teknik Elektrik dhe Mekanik. Kandidati duhet të ketë njohuri të gjera dhe aftësi praktike në disa fusha teknike: elektrike, mekanike gjithashtu hidraulike.
Ky pozicion është për një teknik të gjithanshëm, i aftë të diagnostikojë, riparojë dhe mirëmbajë sisteme, pajisje apo pjesë të ndryshme.

Është shumë e rëndësishme që kandidati ideal të jetë i aftë për ti dhënë makinës dhe të disponojë patentë standarte.

Përshkrimi i Punës
Tekniku do të jetë përgjegjës për:

-Mirëmbajtjen, diagnostikimin dhe ndërhyrje teknike:
Sisteme elektrike industriale (motorë, panele, inverterë, sensorë etj.)
Mekanikë (pompa, transmisione, valvula, elementë lëvizës etj.)
Hidraulikë (linja uji, presioni, pompim, filtra, rrjedhje etj.)
-Identifikim dhe zgjidhje defektesh në terren
-Testime funksionale pas ndërhyrjes
-Mirëmbajtje parandaluese dhe korrektive
-Raportim teknik për ndërhyrjet e kryera
-Koordinim me ekipin

Kualifikime dhe Aftësitë:
-Preferohet arsim profesional ose i lartë në: elektrikë, mekanikë.
-Minimumi 3–5 vite eksperiencë reale.
-Njohuri teknike të mirëfillta (motorë elektrikë, kontaktorë, siguresa, inverterë, sensorë, sisteme pompimi, presioni etj.)
-Patentë standarte (klasi B).
-Diagnostikim i shpejtë i defekteve.
-Përdorim korrekt i veglave teknike.
-Menaxhim i situatave emergjente teknike.
-Gatishmëri për të lëvizur me makinë në pikat e ndryshme të kompanisë.
-Përgjegjshmëri, seriozitet dhe korrektësi.
-Komunikim profesional.
-Aftësi organizative.

Ofrohet:
-Pagë konkurruese (sipas eksperiencës dhe aftësive).
-Rritje sipas performancës.
-Ambient pune profesional.

Të interesuarit të aplikojnë duke dërguar CV në [email protected] ose telefono në 0696694895.
Postoi:
Blitz Automatic Car Wash +355696694895 Paga: 0 € 27 Janar 2026, Tiranë