Kape

6 sende u kthyen te pronari këtë muaj përmes Kape.

Të humbura

4,028 raportime
Ruaj

Humbje portofoli

Pershendetje si jeni ? Doja ju lutem te me ndihmonit pak per te bere nje lajmerim sepse me ka humbur portofoli sot date 12/06/2026 rreth ores 22:25 me nje sasi te konsiderueshme lekesh dhe shume karta brenda me identitet Klisman Fiço, tek market Hoda tek mbikalimi i Shkozetit . Do ju falenderoja shume nese dikush e ka gjetur dhe e kthen .

12 Qershor 2026 Klisman Fiço
Telefono
Ruaj

Mace e humbur “Bella” në Astir Urban Gate - Ofroj shpërblim

Më ka humbur macja ime Bella më datë 11 Qershor 2026 në zonën e Astirit, Urban gate. Ka ngjyrë kafe të artë, sy të gjelbër dhe fytyrë të rrumbullakët. Është shumë e dashur dhe mund të jetë e frikësuar pasi ndodhet larg shtëpisë. Ofroj shpërblim për gjetjen dhe kthimin e maces. Nëse e keni parë ose keni informacion për vendndodhjen e saj, ju lutem më kontaktoni në: 📞 069 307 6836 Faleminderit për çdo ndihmë. ❤️🐱

12 Qershor 2026 erisa
Telefono
Ruaj

Byzylyk floriri

Gjate protestes ne bulevardin Deshmoret e Kombit ne daten 12.06.2026 me humbi nje byzylyk floriri. Te lutem nese e ke gjetur me kontakto pasi ka nje vlere shpirterore. Do te kesh nje shperblim nga ana ime.

12 Qershor 2026 Jora Brahimi
Telefono
Ruaj

Valixhe e humbur

Pershendetje. Kemi humbur nje valixhe tek rrethi i Levanit , tek nenkalimi qe kthehesh per tepelene. Ju lutem kush e ka gjetur te na e ktheje dhe ka 200 euro shperblim. Valixhja esht e vogel ngjyre alumini, ju lutem se kemi dhe gjerat e femijeve aty . 0692025302

12 Qershor 2026 Rudina Ahmetaj
Telefono
Ruaj

portofol

me ka humbur portofoli ne nje gjatesi rruge nga konsultorja 8 deri prane librit universitar,pershkruar rrugen proper piza codal partia lirise sheshi wilson deri tek libri

12 Qershor 2026 Lorena Sinanaj
Telefono
Ruaj

Humbje telefoni!

Pershendetje, paskuqan 2 me date 11/06/2026 rreth ores 9:30-10:00 me ka humbur nje telefon S23+ me kase te zeze tek liqeni i paskuqanit ne nje stol prane bar kafe "Ari". Ne qofte se e keni gjetur ju lutem na kontaktoni ne nr tone te tel 0686666730, ju lutem kthejeni sepse kemi gjera shume te rendesishme qe na duhen, do t'jua shperblejme.Faleminderit!

12 Qershor 2026 Alketa
Telefono
Ruaj

Kane humbur disa dokumenta

Pershendetje! Babait tim Astrit Bajramaj i ka humbur me date 10.06.2026 mbasdite kuleta e cila nder te tjera ka patur brenda Leternjoftim ID, Leje Drejtimi, Green Card, Karta Banke etj te gjitha ne emer te tij, ne zonen e Komunes se Parisit, prane Kristal Center, Rruga Dhimiter Shuteriqi, Ju lutem kush ti gjeje te na kontaktoje! Duke shpresuar ne bashkepunimin tuaj.

11 Qershor 2026 Gela
Telefono
Ruaj

Çelës makine

Sot në parkimin e Kovaleshencës Durrës më ka humbur çelës makine Skoda i cili ka të shënuar emrin e përdoruesit dhe nr e telefonit. I kutem kujtdo që e ka gjetur që të ketë mirësinë ta kthejë sepse pas 1 jave ky çelës nuk do të hyjë në punë për asgjë, pasi do të çaktivizohet nga Porsche Albania. Nr i telefonit gjendet në çelës, vetëm vullneti i mirë i atij që e ka gjetur nevojitet. Faleminderit 🙏

11 Qershor 2026 Ilir Allkja
Telefono
Ruaj

Humbur nje shume parash

Pershendetje, Babi im ka humbur nje shume parash dje ne zonen e Komunës se Parisit / Sauk te Vjeter ne Tirane. Shuma e humbur eshte rreth 1,180,000 leke — vlere e barabarte me rreth 2 muaj rroge per familjen time. Nuk e dimë saktësisht ku jane humbur — mundësisht duke shkuar tek makinës ose pasi ka dalë prej saj. Nëse ndokush i ka gjetur dhe dëshiron t'i kthejë, ju lutem na kontaktoni. Do t'ju jemi thellësisht mirënjohës. Faleminderit nga zemra.

11 Qershor 2026 Shkelzen
Telefono
Ruaj

Portofol i humbur

Me ka humbur sot nje portofol rreth ores 10:20 ne zonen e Astirit para Furre Buke 5 Kateshi, perballe lokal Famed. Me iniciale E.Ç Portofol vajzash ngjyre bojeqielli. Ju lutem nese e ka gjetur dikush te ma ktheje pasi kam gjithe kartat aty

11 Qershor 2026 Ersi
Telefono
Ruaj

kan humbur

kam humbur nje pal celsa wolzwagen golf 5 vtm nje celes mendohet qe kan humbur ke rruga kosovarve para universiteti Barleti ke liqeni kush i ka gjetur te kontaktoj

11 Qershor 2026 kleo
Telefono
Ruaj

Humbje portifoli

Kam humbur portifolin nga rezideca kaimi deri tek venu kisha dhe dokumeta dhe lek brenda leket nuk i dua po me duhen dokumetat nese e ka gjetur kush te me telefonoj vi e mar un

11 Qershor 2026 Ervjen Agaj
Telefono
Ruaj

Humbur!

Ka humbur cels makine Volvo prane Kesh-it Rruga Viktor Eftimiu Tirane . Kontaktoni ne numrin 0699591345.

11 Qershor 2026 Ervis
Telefono
Ruaj

Humbje portofoli

Me ka humbur njr portofol te lagjia ali demi , te pallatet mrapa sophie coffe dhe diamble market , isha me motorr ty ngjitur ku ndalova ishte nje lokal i thjesht burrash , ishin 3 djem dhe nese e kan mare le ti mbajne leket qe ka brenda vec me te me kthejne portofolin se kam dokumenta qe me duhen brenda , nese kane siklet me ma dhene mua te me marin ne tel te ky numer e ta lejn diku aty afer te ne kafe . Nr tel : 0692029662 , dokumentat jan me inicialet G.K

10 Qershor 2026 Geri Kraja
Telefono
Ruaj

Targe makine

Sot me dt 10/06/2026 rreth ores 12 te paradites me ka humbur targa e makines ne qytetin e kukesit ju lutem kush e ka gjetur apo e gjen te me kontakoje ne kete nr 0693108915 faleminderit

10 Qershor 2026 Besim
Telefono
Ruaj

Portofol me dokumente

Jam nga Azerbaijan kam humour ne laprake rruga Gjergj Legisi portofolin me dokumente personale ..ju lutem kush I ka gjetur te mi ktheje smund te udhetoj pa ato

10 Qershor 2026 Rasul
Telefono
Ruaj

Ka humbur celes hunday sonata 2023

Përshëndetje! Dje reth ores 1:00 te darkes ka humbur nje cels hunday sonata 2023 ne sarand,Rruga qe esht pershkruar esht Rruga abedin dino,Rruga jonianet,Rruga mitat hoxha,dhe rruga ademe sheme.Ju lutem njoftoni ne numrin 0694652020 ne qofte se gjendet ka shperblim

10 Qershor 2026 Ardit
Telefono