Kape

6 sende u kthyen te pronari këtë muaj përmes Kape.

Të humbura

4,028 raportime
Ruaj

Humbje cante

Me dt 1 Maj po vija nga zvicra ne shq me Iliria Lines qe ndodhet n lezhe dhe me ka humbur cante shpine e zeze me shume gjera me vlere brenda ju lutem nese e ka marr dikush gabimisht mund te kontaktoni ne ket numer nk kam foto te cantes fatkeqesisht sepse e perdorja rralle

14 Maj 2026 Klara
Telefono
Ruaj

telefon i humbur ne korce!!

Diten e marte kishim dale per ecje nga parku . Isha un me prinderit U ulem ne nje stole disa metra larg lokalit te Shpetimit. Pas 1 ore cohemi nga stoli per tu larguar ishte ora 9 e 15. Mamaja ime harroi telefonin. Kur u ktheym pas 5 min nuk e gjetem me. Na ndihmoi me rregjistrimin e videos pronari i lokalit aty afer. Ne video eshte nje cift qe kaloi te cilet sa e pane e morren pikerisht bashkeshrtja duketdhe te pamjet e siguruara Ju lutem ta dorezojne per arsye etike e para dhe e dyta nuk ka ndikuar mire ne gjendejn emotionale te mamse time. Faleminderit dhe shpresojme shume ne kete bashkepunim

14 Maj 2026 viola
Telefono
Ruaj

Portofol me dokumenta dhe lek i nje pensionisti

Babai im me inicialet L. G. datlindja 1955 ka udhetuar sot nga Tirana per Durres per nje sherbim mjekesor. Ne kete udhetim ka humbur portofolin me dokumenta brenda dhe lek. Per kete gje eshte shume i shqetesuar. Kush e ka gjetur do i ishim shume mirnjohes nese do e kthente vec portofolin dhe dokumentat. Me respekt D. G.

14 Maj 2026 Dorina Gegprifti
Telefono
Ruaj

Humbur

me ka humbur celsei i makines me date 11 diku nga rruga e elbasanit tek stadiumi air albania,ju lutem kush e ka gjetur te kontaktoj se vetem ate celes kam,ka shperblim

14 Maj 2026 Eni vokopola
Telefono
Ruaj

Humbje portofoli

Kam Humbur portofolin ne fluturim Hamburg-Tirane te dates 12 Maj. Ju lutem nese dikush ka informacion per gjetjen e portofolit te me kontaktoje ne kete numer 0684646333. Kam dokumente shume te rendesishme gjermane.

13 Maj 2026 Lediana Lastrati
Telefono
Ruaj

celesa

nje tuf celesa celes makine land rover , dy celesa shtepie , dy cipa dhe nje celes i vogel ju lut nese i gjeni me kontaktoni

13 Maj 2026 Junik Kerrnaja
Telefono
Ruaj

Humble portofoli

Pershendetje,Me ka humbur nje portofol I bardhe ka brenda kart ID,Patent,karta banke dhe 7000 Leke ,dyshohet tek zona para casaitaliaJu lutem nqoftse e gjeni parate mund ti mbani vetem dokumentat me duhen.Faleminderit nese e publikoni.0699333606

13 Maj 2026 Amela
Telefono
Ruaj

Portofol i humbur

Pershendetje kam humbur portofolin te kryqezimi i rruges bardhyl aty kam pasur 400mij lek se bashku me kart id e karta banke ,kush ma sjell ka nje shperblim

12 Maj 2026 Igli
Telefono
Ruaj

CANTË

Cantë e vogël e zezë katrore, më ka humbur tek Rruga “Dedë Gjo Luli” në qendër afër Shkollës “UFO” tek stacioni diku aty te Piazza. Në qoftë se dikush e ka parë ose vetë personi të mendojë pak që jemi studente iu lutem të më kontaktojë, brenda kishte portofolin me karta, si ajo e studentit edhe ajo e identitetit plus edhe lekë, nqs na i ktheni kundrejt një shpërblimi do iu jemi shumë mirënjohës, Faleminderit!

12 Maj 2026 sara
Telefono
Ruaj

Njoftim per telefon te humbur

📢 NJOFTIM PËR TELEFON TË HUMBUR Mbrëmjen e datës 11.05, rreth orës 20:40, dyshohet se është humbur një telefon i zi i modelit iPhone 12 Pro në zonën e Oxhakut, pranë kafes Artist ose tek kryqëzimi pranë kafes Oslo, në rrugën Bardhyl. Në wallpaper të telefonit ndodhet fotoja e personit që e ka humbur, pranë Qabes. Telefoni përmban dokumentacione emigrimi shumë të vlefshme dhe me rëndësi të madhe personale për mua. Kushdo që mund ta ketë gjetur ose ka informacion rreth tij, ju lutem të kontaktojë në numrin: 📞 +44 7874 348323 Për gjetjen dhe kthimin e telefonit ofrohet shpërblim prej 500€. Faleminderit për mirëkuptimin dhe ndihmën.

12 Maj 2026 Erik
Telefono
Ruaj

Portofol

Sot rreth ores 10:20 tek pargu stc autobuzit ku eshte Welli me ka ren portofoli duke zbritur nga makina Ju lutem kush e gjen ne kembim te nje shperblimi ju lutem te ma ktheni Jam nje studente Faleminderit

12 Maj 2026 Anjeza Muka
Telefono
Ruaj

Humbja e Valixhes se Motorrit

Pershendetje! Diten e djeshme, me date 11.05.26 mu shkeput valixhja nga motorri gjate rruges qe po pershkoja per Durres-Borsh ne segmentin Peshkopi, Kote, Qeparo. Valixhja mban sende personale ndaj ju lutem nese e gjeni te kontaktoni ne numrin: 0695161905 Faleminderit!

12 Maj 2026 Sara
Telefono
Ruaj

E humbur

Pershendetje! Sot ne dreke me ka humbur tabela e taksise;kjo ne foto . Kam qene ne Kombinat rruges per Rinas.Kush e gjen ju lutem me kontaktoni ne nr e tel:0696668004.

11 Maj 2026 Ardjan
Telefono
Ruaj

Humbje portofoli

Pershendetje, me ka humbur ky portofol sot ne autobuzin Plash-Durres, rreth ores 11:30. Kush e ka i lutem ta rikthej pasi kam dokumenta qe me duhen dhe pagesen e shkolles.

11 Maj 2026 Selma
Telefono
Ruaj

E humbur

Pershendetje! Me ka humbur nje celes makine sot rreth ores 11-12 diku nga zona e stadiumit air albania tek rruga e elbasanit.ju lutem kush e ka gjetur te kontaktoj pasi vetem ate celes kam. 0692353236

11 Maj 2026 Eni vokopola
Telefono
Ruaj

Ngatres cante shpine ne rinas

Pershenendetje JOQ. Burri im mbrem udhetonte nga Dusseldorf weeze per ne Tirane mirpo jane ngaterruar cantat e shpines sepse kishin ndryshuar vendet .Nuk eshte se ka ndonje gje se kushedi por jane gjera per femijet ne shqiperi .Burri ktheher sot naten prap per ne Gjermani .Ai qe e ka marre mund te kontaktoj ktu sepse ai nr shqiptar nuk ka.cante e ngatruar mbante ilace brenda edhe kepuc.

11 Maj 2026 Argjenda
Telefono